ETMT e Marin Gjonajt, EFT e Vuk Hamoviçit e NOA Energy e Gentian Sulës, siç VOX Kosova ka parë në regjistrin Zyrës së Rregullatorit për Energji, që të gjitha, në muajt e parë të vitit 2026 kanë aplikuar për rilicencim.
Kompanitë e tregtimit me energji elektrike të cilat kanë gjeneruar miliona në qarkullim viteve të fundit në Kosovë, kanë aplikuar sërish për vazhdim licence. ETMT e Marin Gjonajt, EFT e Vuk Hamoviçit e NOA Energy e Gentian Sulës, siç VOX Kosova ka parë në regjistrin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, që të gjitha, në muajt e parë të vitit 2026 kanë aplikuar për rilicencim.
DOKUMENTE:

Aplikimi për licencë të re në ZRRE nga këto kompani, vjen në një periudhë kur Qeveria Kurti i ka thënë jo gazit amerikan.
ETMT e Marin Gjonajt, sipas dokumenteve të siguruara nga VOX Kosova, kishte qarkullim mbi 24 milionë euro vetëm për dy muaj në Kosovë.
185 milionë euro qarkullim brenda vitit 2025 ndërkaq kishte kompania NOA Energy, e cila në regjistrin e bizneseve në Kosovë ka të regjistruar vetëm një punëtor.
Prokuroria Speciale e Kosovës kishte nisur hetimet për veprimtarinë e ETMT-së dhe NOA-s pas raportimeve të njëpasnjëshme të VOX-it.




