23.5 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

​Nëntë ditë operacione intensive, kadetët e FSK-së testohen në terren

Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përmbyllur vlerësimin praktik për vitin akademik 2025/2026, të titulluar “Qielli i Shqiponjave 2026”.

Sipas një njoftimi të FSK-së, gjatë nëntë ditëve të angazhimit intensiv në rajonin e Gjakovës, kadetët zhvilluan operacione luftarake në nivel togu dhe kompanie, duke zbatuar në terren njohuritë teorike dhe praktike të fituara gjatë vitit akademik.

Sipas FSK-së, vlerësimi praktik përfshiu planifikimin dhe ekzekutimin e operacioneve luftarake, koordinimin ndërmjet njësive si dhe vendimmarrjen në kushte dinamike.

“Ky aktivitet kishte për synim forcimin e aftësive udhëheqëse, disiplinës dhe frymës ekipore të kadetëve, si pjesë e përgatitjes së tyre profesionale për përmbushjen e detyrave në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës.”

TË FUNDIT

TË FUNDIT