30 C
Mitrovice
E premte, 26 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Vjen reagimi i parë i Vetëvendosjes pas deklaratave të Lumir Abdixhikut

Ka ardhur reagimi i parë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje pas deklaratave të fundit televizive të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Adriana Matoshi, ka ironizuar me qëndrimet e Abdixhikut, veçanërisht me deklaratën e tij ku ai u shpreh se “kushdo që e çon vendin në zgjedhje të reja është i çmendur”.

Përmes një postimi në Facebook, Matoshi ka vënë në pah ato që i quan kontradikta brenda deklaratave të kreut të LDK-së.

“Lumiri te ai petulla paska thënë është çmenduri me shku prapë në zgjedhje. Ndërkohë pas 2 minutave, nëse nuk merremi vesh qysh kërkon LDK-ja, vendi shkon në zgjedhje. O mirë m’u koncentru pak para se me shku n’emision se problem me ju ra n’fije srz (seriozisht)”, ka shkruar Matoshi.

Abdixhiku tha se partitë politike duhet të ulen së bashku, të analizojnë raportet numerike në Kuvend dhe të gjejnë zgjidhje që garantojnë funksionimin normal të institucioneve dhe shmangien e krizave të reja politike.

“Absolutisht. Kushdo që kërkon zgjedhje të reja është i çmendur. Është i çmendur, nuk e do të mirën e Republikës së Kosovës. Kushdo që do zgjedhje të reja edhe një herë, nuk e do të mirën e Republikës së Kosovës. Pra partitë politike duhet të kërkojnë stabilitetin institucional si vlerë bazike, si parim bazik. Pra i pari, po nisim për stabilitet institucional. Tani si duket ky stabilitet institucional? Ulen partitë, shohin se si janë numrat matematikorë në drejtim, edhe vendosin”, tha Abdixhiku në Rubikon në Klan Kosova.

TË FUNDIT

TË FUNDIT