27.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër për mërgatën

Qeveria ka miratuar edhe këtë vit mbulimin e policës kufitare, të njohur si Kartoni i Gjelbër për mërgatën që vijnë në Kosovë gjatë stinës së verës.

Ministri në Detyrë i Financave, Hekuran Murati tha se se propozim-vendimi parasheh ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 3 milionë euro

“Sikurse në vitet paraprake, edhe këtë vit duke filluar nga muaji korrik e tutje ne si qeveri ndajmë mjete për të mbuluar policën kufitare apo kartonin e gjelbër për mërgatën tonë që vijnë me vetura në vizitë apo për qëndrim në Kosovë përgjatë kësaj periudhe. Propozim-vendimi parasheh ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 3 milionë euro për zbatimin e masës 4.5 mbështetja e mërgatës nga pakoja e ringjalljes ekonomike”, tha Murati në mbledhjen e Qeverisë. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT