25.8 C
Mitrovice
E martë, 23 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Pantina: Kurti do që ta bëjë president dikë që atij i përshtatet ose ta dërgojë sërish vendin në zgjedhje

Analistja politike, Shqipe Pantina, ka thënë se zgjedhjet e 7 qershorit nuk kanë sjellë ndryshime.

Ajo tha se me 4-5 deputetë më pak ose më shumë, opozita nuk mund të formojë qeveria pa VV-në.

“Zgjedhjet nuk sollën ndryshime. 4-5 deputetë më pak ose më shumë nuk hapin mundësi që opozita të formojë qeverinë e vet”, është shprehur ajo.

Sipas saj, fillimisht duhet të zgjedhet Kuvendi e më pas presidenti dhe pastaj qeveria, por që Pantina vlerëson se Kurti mund të dojë ta zgjedhë president dikë që i përshtatet ose do ta dërgojë sërish vendin në zgjedhje.

“Kurti është i parashikueshëm në paparashikueshmërinë e tij dhe askush nuk e di se çka do të bëjë. Rendi është që fillimisht të konstituohet Kuvendi dhe të zgjedhet presidenti, e më pas qeveria, por në bazë të disa deklaratave të Kurtit, ai do që fillimisht ta formojë qeverinë e më pas ta lë mundësinë që ose ta bëjë president dikë që atij i përshtatet ose ta dërgojë sërish vendin në zgjedhje”, ka theksuar analistja për Gazeta Blic.

Ajo thekson se do të ishte shumë e lodhshme që të ketë sërish zgjedhur, pasi dhe Kosova ka ngecur në të gjitha fushat.

“Kjo do të ishte shumë e lodhshme për shtetin e Kosovës sepse tashmë kemi ngecur sa i përket përparimit e sidomos integrimit evropian apo njohjeve që na mungojnë. Kështu që, edhe një palë zgjedhje nuk i konvenojnë Kosovës”, ka deklaruar Shqipe Pantina.

TË FUNDIT

TË FUNDIT