18.3 C
Mitrovice
E premte, 19 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Ish-deputeti i VV-së merr zyrtarisht pozitën e drejtorit në Spitalin e Vushtrrisë

Besim Muzaqi ka marrë sot zyrtarisht detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri, duke nisur kështu një kapitull të ri në drejtimin e këtij institucioni shëndetësor.

Muzaqi, i cili më herët ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, u përzgjodh në krye të spitalit pas përfundimit të procedurave të konkursit të zhvilluara nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK).

Farmacist me profesion, ai ka ushtruar edhe funksionin e nënkryetarit të Komunës së Vushtrrisë në periudhën 2017–2021, ndërsa posedon studime master në Farmaci dhe një diplomë të dytë master në Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore.

TË FUNDIT

TË FUNDIT