Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Vushtrri, ku viktima është gjetur nga familjarët e tij.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.