14.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 17 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

PDK nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme, Hamza kërkon proces transparent dhe demokratik

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku në fokus kryesor ishin përgatitjet për procesin e zgjedhjeve të brendshme në të gjitha nivelet e organizimit të partisë.

Gjatë mbledhjes u diskutua organizimi i zgjedhjeve që pritet të përfshijnë strukturat nga nëndegët deri te pozita e kryetarit të partisë.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, theksoi rëndësinë e një procesi të rregullt, transparent dhe demokratik, duke kërkuar respektim të standardeve të larta në çdo fazë të zgjedhjeve të brendshme.

Në këtë kuadër, Kryesia vendosi formimin e një grupi punues, i cili do të merret me përgatitjen teknike dhe ligjore të procesit zgjedhor. Ky grup do të ketë për detyrë edhe koordinimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve dhe hartimin e strategjisë së përgjithshme organizative.

Sipas vendimit të marrë, zgjedhjet e brendshme në PDK pritet të nisin në muajin shtator, duke i dhënë kohë strukturave partiake për përgatitje të plotë në të gjitha nivelet.

Kryesia e PDK-së riafirmoi përkushtimin për një proces të drejtë, demokratik dhe gjithëpërfshirës, në përputhje me standardet dhe traditën organizative të partisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT