14.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 17 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Albin Kurti i pari, Vjosa Osmani e teta – këta janë 10 më të votuarit më 7 qershor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar sot procesin e numërimit të votave. Nesër ndërkohë do të nisë rinumërimi i 185 vendvotimeve.

Bazuar në rezultatet e përmbledhura, ku përfshihen të gjitha votat, nga dhjetë kandidatët për deputetë më të votuar, tetë janë nga partia fituese e zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje, të cilëve u prin Albin Kurti.

Albin Kurti ka marrë 342 mijë e 331 vota, Glauk Konjufca është i dyti më 264 mijë e 330 vota, Albulena Haxhiu e treta me 165 mijë e 126 vota. Hekuran Murati është i katërti me 137 mijë e 810 vota.

E Donika Gërvalla-Schwarz e pesta me 131 mijë e 841 vota.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është i gjashti për nga numri i votave të marra me 126 mijë e 936 vota.

Xhelal Sveçla i shtati me 109 mijë e 263 vota, e bartësja e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ishte e teta më e votuara me 92 mijë e 234 vota.

Ejup Maqedonci zë vendin e nëntë me 89 mijë e 308 vota e Avni Dehari vendin e dhjetë me 89 mijë e 182 vota.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ishte i 12-i më i votuari me 83 mijë e 892 vota.

Vetëvendosje me 47.13 % të votave ka siguruar 53 mandate, PDK-ja me 19.44 për qind ka siguruar 22 mandate, LDK-ja me 16.69 % ka siguruar 18 manadate, e AAK-ja me 6.74% ka siguruar 7 mandate.

TË FUNDIT

TË FUNDIT