Zyra Kombëtare e Auditorit ka prezantuar të gjetura shqetësuese për gjendjen e ushtarëve, të cilët, sipas ZKA-së, disa prej tyre janë kompensuar me ditë pushimi vetëm për aq “sa zhvillimi i aktiviteteve operative të FSK-së të mos ndikohet/pengohet”.
Plot 2 milionë e 869 mijë e 999 euro u ka mbetur shteti borxh vetëm në vitin 2025 pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për orët shtesë që nuk ua ka paguar. Zyra Kombëtare e Auditorit ka prezantuar të gjetura shqetësuese për gjendjen e ushtarëve, të cilët, sipas ZKA-së, disa prej tyre janë kompensuar me ditë pushimi vetëm për aq “sa zhvillimi i aktiviteteve operative të FSK-së të mos ndikohet/pengohet”.
Për më tepër, kur Ministria e Mbrojtjes ka bërë kërkesë për ndarje të buxhetit shtesë për të paguar orët shtesë të ushtarëve, Ministria e Financave nuk i ka mbështetur.
“Ministria, për punën e kujdestarive ka paguar pjesëtarët e FSK-së, vetëm për muajin janar 2025. Po ashtu, kompenzimi me ditë pushimi, gjatë vitit është bërë për aq sa zhvillimi i aktiviteteve operative të FSK-së të mos ndikohet/pengohet. Ministria kishte bërë kërkesë në vazhdimësi në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve për ndarje të buxhetit shtesë për përmbushjen e obligimeve, por kjo kërkesë nuk kishte gjetur mbështetje. Bazuar në këto kërkesa vërehet se vlera e kujdestarive të papaguara për pjesëtarët e FSK-së për vitin 2025 kishte arritur 2,869,999€, dhe për shkak të mospagesës kishte filluar procesi i padive nga pjesëtarët e FSK-së ndaj Ministrisë”, thotë Auditori në të gjeturat e saja.
DOKUMENT:




