25.2 C
Mitrovice
E martë, 16 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Muharremi: Kosova kurrë nuk do të mund ta mposhtë inflacionin pa investime masive në energji

Analisti Shenoll Muharremi, ka vlerësuar se Kosova nuk do të mund ta mposhtë inflacionin pa investime masive në energji.

Ajo ka bërë me dije se në uljen e inflacionit e normës së inflacionit nuk do të ndikojë as rënia e citimit të naftës.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se e vetmja mënyrë e që Kosova ta adresojë problemin e inflacionit është të investojë në energji.

“Mos të harrojmë që edhe ZRRE mund të befasoj me rritje të çmimit të energjisë periudhën e ardhshme se duke që ajo politiliksht hezitoj të rris çmimin e rrymës edhe pse importet e enegjisë me çmim mesatarisht 5x sa kosto e gjenerimit vendor ishin më të larta se kurrë. Rrjedhimisht, e vetmja mënyrë e qëndrueshme që Kosova ta adresojë dhe ta zgjidhë problemin e inflacionit dhe të rritjes së çmimeve është duke investuar në energji. Jo me projekte prej 70 MË apo 100 MË, por me projekte prej 500 MË e 1000 MË, në mënyrë që jo vetëm të mbulohet kërkesa në kulm (rreth 1,500 MËh), por gjithashtu të sigurohet energji për ekonominë e saj, e cila ende ka potencial të madh për t’u rritur”, ka shkruar ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT