20.6 C
Mitrovice
E martë, 16 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Paralajmërimet e NATO’s për reduktim të KFOR’it: Britania e Gjermania rikonfirmojnë angazhimin në Kosovë

Pavarësisht diskutimeve të fundit brenda NATO-s për riorganizimin e pranisë ushtarake në Kosovë, disa prej shteteve kryesore që kontribuojnë në misionin e KFOR-it nuk po shqyrtojnë ndryshime në angazhimin e tyre aktual.

Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë operacionin paqeruajtës në Kosovë edhe në periudhën e ardhshme, duke ruajtur rolin e saj në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit.

Në të njëjtën frymë janë deklaruar edhe autoritetet gjermane, të cilat kanë konfirmuar se nuk ka plane për uljen e numrit të pjesëtarëve të tyre në kuadër të KFOR-it.

Sipas Berlinit, angazhimi i forcave gjermane në Kosovë do të vazhdojë edhe më tej.

“Bundeswehr do të vazhdojë angazhimin e saj në Kosovë”, tha shkurt një zëdhënës i Komandës së Forcave të Armatosura të Gjermanisë.

Po ashtu, para pak ditësh, edhe Bundestagu gjerman kishte votuar për vazhdimin e misionit të saj në KFOR.

TË FUNDIT

TË FUNDIT