16.3 C
Mitrovice
E hënë, 15 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Rrebeshe, rrufe dhe breshër në ditët vijuese… por çfarë po vjen drejt fundjavës?

Përderisa tek ne do të vazhdojnë kushtet e paqëndrueshme, Evropa Perëndimore do të përballet me valën e dytë të nxehtësisë gjatë kësaj jave, ku temperaturat sërish pritet të sillen rreth vlerave 40°C, veçanërisht në pjesë të Spanjës dhe Francës.

Sidoqoftë, mbi vendin tonë dita e hënë po karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa vonë pasdite mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu në zonën veriore dhe verilindore, si pasojë e një mase të ftohtë dhe të lagësht që shtrihet përgjatë Evropës Qendrore dhe pjesë të Ballkanit, si në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Serbi, duke u afruar deri në kufirin me Kosovën.

Këto masa të paqëndrueshme do të jenë të pranishme edhe tek ne në ditët vijuese, e po ashtu edhe temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë në vlerat maksimale, ndërsa ulje më të ndjeshme gjatë kohës me reshje.

Pra, nën këto kushte, dita e martë do të vijojë me diell dhe vranësira, përderisa gjatë orëve të pasdites pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, duke mos përjashtuar mundësinë për breshër në zona të caktuara, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Edhe të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira, megjithatë gjatë orëve të pasdites pritet të depërtojë një ajër i freskët, i cili do të sjellë rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh dhe breshër të vogël. Këto kushte në zona të caktuara do të jenë në formë të shtrëngatave apo furtunave kalimtare.

Të enjten po ashtu do të mbajë mot me diell dhe vranësira dhe lokalisht me rrebeshe shiu e shkarkesa rrufesh.

Nga dita e premte dhe në fundjavë parashikohet mot kryesisht me diell dhe më i nxehtë.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila në momente të caktuara gjatë zhvillimeve konvektive pritet të jetë mjaft e fuqishme, apo e kategorisë stuhi e lehtë, me shpejtësi prej 20–70 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 32°C. /MeteoKosova/

TË FUNDIT

TË FUNDIT