27 C
Mitrovice
E hënë, 8 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Reagon Vjosa Osmani: Emri im nuk do të jetë pengesë për formimin e institucioneve

Kandidatja për presidente nga LDK, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve të djeshme parlamentare, shkruan Mitrovica SOT

Osmani ka falënderuar qytetarët dhe mërgatën për mundësinë dhe mbështetjen.

“Ndihemi mirënjohës për secilin prej jush që besoi se politika mund të jetë dinjitoze, se debati mund të jetë i civilizuar dhe se e ardhmja mund të ndërtohet mbi vlera, dije dhe përgjegjësi”, shkroi ajo.

Ajo tha se në këto zgjedhje ka marrë pjesë me qëllim të ringritjes së LDK-së dhe për rikthimin e balanca demokratike, duke shtuar se emri i saj nuk do të jetë pengesë për formimin e institucioneve.

“Në këto zgjedhje kam marrë pjesë me qëllim që të ndihmoj në ringritjen e LDK-së dhe për t’i dhënë vendit mundësi te riktheje balansat demokratike e të krijojë institucionet sa më parë. Në këtë drejtim, e ritheksoj atë që e kam thënë disa herë: emri im as nuk ka qenë, as nuk është e as nuk do të bëhet pengesë në krijimin e institucioneve. Përkundrazi, i gjithë kontributi im do të jetë i fokusuar vetëm në daljen nga kriza dhe ndërtimin e institucioneve të cilat mbrojnë shtetin, demokracine, kushtetutën dhe aleancat”, shkroi ajo.

Postimi:

TË FUNDIT

TË FUNDIT