Gazeta më e madhe zvicerane, në analizën e saj për situatën politike në Kosovë, e ka shënjestruar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si faktorin kryesor destabilizues në vend.
Media zvicerane publikoi të dielën një artikull ku vlerëson se “Kurti po e shndërron Kosovën në problemin e Evropës”, duke iu referuar krizës së vazhdueshme institucionale në vend.
Në artikull theksohet se, brenda 18 muajsh, në Kosovë po mbahen zgjedhjet e treta parlamentare dhe se nuk pritet një zgjidhje e qartë as pas këtyre zgjedhjeve.
Më tej vlerësohet se Kosova po humbet një mundësi të rëndësishme pikërisht në kohën kur Bashkimi Evropian synon afrimin e Ballkanit Perëndimor me unionin. Sipas artikullit, kjo qasje mund ta dëmtojë edhe më tej Kosovën.
“Tani, kur Evropa dëshiron ta lidhë më ngushtë Ballkanin Perëndimor me veten, vendi rrezikon të shpërdorojë atë që ndoshta është mundësia e tij më e madhe gjeopolitike në vite”, shkruan Blick.



