Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në konferencën e tretë për media ka bërë të ditur se deri në orën 15:00, numri i qytetarëve që kanë votuar është 445 mijë e 622 votues apo 22.74%.
Ai ka bërë të ditur se deri në të njejtën kohë në zgjedhjet e 28 dhjetorit kishin votuar 29.29% apo 585 mijë e 635 votues.
Pra, janë saktësisht 140 mijë e 13 qytetarë më pak që kanë votuar në këto zgjedhje deri në ora 15:00 krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit. /Reporteri.net/




