17.7 C
Mitrovice
E diel, 7 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Koalicion me Vetëvendosjen? Bedri Hamza: Vija të kuqe s’kam vendosur kurrë

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i ftuar në Pressing në T7, është pyetur për mundësinë e një koalicioni me VV’në.

Hamza, ka thënë se nuk është e lehtë, edhe pse, ai s’ka vendosur vija të kuqe kurrë.

‘Nuk është e lehtë, vija të kuqe s’kam vendosur kurrë. Mendoj që vijat e kuqe janë tregu të dëmshme, të paqëndrueshme. Bile në këto nivele lokale, s’u marrë vesh kush me kë po bën. As herën e kaluar, e vetmja parti politike që është konstante në këtë çështje është PDK’ja. Asnjëherë s’kemi qeverisur me LVV’në. Në asnjë periudhë. As s’jemi kanë pjesë e VLAN’it, as në qeveri. PDK as në zgjedhjet paraprake s’kena fol asnjëherë për qeveri.’’, ka thënë ai mes tjerash, përcjell Gazeta Express.

TË FUNDIT

TË FUNDIT