Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka dëshmuar se është transaksionale në qasjen e saj ndaj partnerëve ndërkombëtarë.
Në një intervistë për Rubikon, që do të transmetohet pas përfundimit të edicionit qendror të lajmeve në Klan Kosova, ai tha se administrata e Trumpit është e gatshme të bëjë marrëveshje me palët që tregojnë interes, ndërsa mungesa e gatishmërisë për bashkëpunim mund të ndikojë në nivelin e angazhimit amerikan, transmeton Periskopi.
“Administrata e Trumpit është dëshmuar si transaksionale. Nëse jeni të gatshëm të bëni marrëveshje, bëni; nëse jo, nuk jeni të interesuar. Nëse Kosova nuk i përgjigjet ofertës së administratës së Trumpit për LNG, atëherë administrata e Trumpit do të humbë edhe më shumë interes për Kosovën, dhe çdo veprim sa i përket dialogut dhe partneritetit energjetik e forcon Kosovën si partner. Çdo veprim në kundërshtim me këtë e çon potencialin diku tjetër”, ka deklaruar Hovenier.




