Ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arjanit Elshani, i cili është njëkohësisht djali i dëshmorit Zejnullah Elshani, ka shënuar arritje të rëndësishme, duke diplomuar me sukses nga programi MPBOLC 03-26, ku është vlerësuar me dy nga çmimet më të larta të këtij programi, “Honor Graduate” dhe “Iron Man”.
Përmes një postimi të tij në Facebook, Elshani e ka ka quajtur këtë moment si ndër më të veçantët në rrugëtimin e tij profesional.
“Diplomimi nga MPBOLC 03-26, moment i veçantë krenarie dhe mirënjohjeje. Jam i nderuar që gjatë rrugëtimit kam fituar çmimet prestigjioze Honor Graduate dhe Iron Man, të cilat pasqyrojnë përkushtimin, disiplinën dhe punën. Mbi të gjitha, falënderoj Zotin për forcën që më ka dhënë në çdo hap të këtij rrugëtimi”, ka shkruar ai.
“Një mirënjohje e thellë shkon për familjen time për motivimin e vazhdueshëm. Gjithashtu, falënderoj institucionin për besimin e jashtëzakonshëm që më ka dhënë për të arritur këtë sukses”, ka thënë Elshani.




