Sot partia e Vetëvendosjes ka vendosur tabelë rruge në Mitrovicë të Veriut me emrin e ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq. Media lokale në veri kanë raportuar se Fitore Pacolli, ministre në detyrë e ambientit, ishte prezente gjatë vendosjes së tabelave.
Por si i kishte kërkuar Gjingjiqi, NATO-s rikthimin e focave serbe në Kosovë?
Katër vite pasi NATO kishte larguar forcat serbe nga Kosova, Serbia i kishte kërkuar NATO-s leje për të rikthyer forcat e saj ushtarake në Kosovë, raporoton BBC, transmeton Periskopi.
Atë kohë kryeministri serb Zoran Gjingjiq kishte kërkuar rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë në një letër drejtuar komandantit të NATO-s për Evropën Juglindore, Admiralit Gregory Johnson.
Në letër, Kryeministri i atëhershëm Gjingjigj kishte shprehur “shqetësim për mundësinë që UNMIK-u t’ua besojë disa detyra sigurie autoriteteve lokale të shqiptarëve të Kosovës”.
Ai tha se një veprim i tillë do të ndikonte në vendimin për statusin përfundimtar të Kosovës.




