19.8 C
Mitrovice
E martë, 2 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, themelon Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur të martën një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, në kuadër të kësaj mbledhjeje, është themeluar Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor i Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 400 mijë eurosh për zbatimin e Marrëveshjes me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në një vendim tjetër, ekzekutivi ka miratuar ndarjen e 153 mijë eurove për mbështetjen e realizimit të tri ngjarjeve në kuadër të iniciativës “OctoberTech”, e cila bashkon ngjarjet kryesore të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë./Reporteri.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT