14.9 C
Mitrovice
E martë, 2 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Ymeri: Qeveria për tri vite ia dha Postës 26.8 milionë euro por Kurti e prezanton si fitim i Postës

Kandidatja për deputete, Janina Ymeri, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Albin Kurti lidhur me performancën financiare të Postës së Kosovës, duke thënë se fitimi i prezantuar nuk pasqyron realitetin ekonomik të ndërmarrjes.

Sipas saj, pretendimet se Posta ka dalë në fitim që nga ardhja e Qeverisë Kurti nuk qëndrojnë, pasi, siç thekson ajo, mjetet e dhëna nga shteti po llogariten si fitim.

“Kurti tha se Posta ka dalë në fitim prej ardhjes së tij në pushtet, por paratë që i ka dhënë qeveria po kalkulohen si fitim”, ka deklaruar Ymeri.

Ajo e ka krahasuar këtë qasje me praktikat e mëhershme të raportimit financiar në ndërmarrjet publike, duke përmendur edhe Telekomin.

“Me këto huadhënie thoshin se e kemi Telekomin në fitim: 1.9 milionë, tani 15 milionë, pastaj 7.4 milionë për tre vjet. Mos me harru edhe 2.5 milionë për RTK-në”, shtoi ajo.

Ymeri ka theksuar se raportimi i tillë, sipas saj, krijon një pasqyrë të shtrembëruar të gjendjes reale financiare të ndërmarrjeve publike.

TË FUNDIT

TË FUNDIT