Bilbili i muzikë shqipe, Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë të premten në moshën 86 vjeçare.
Ajo la pas një krijimtari të madhe muzikore me projekte të shumta, shkruan GazetaBlic.
Prej shumë këngëve të saj të mrekullueshmë ‘Baresha‘ është e pazevendësueshmja. Këngët e saj mbesin më të dëgjuarat si kërkesa muzikore, përveç dëshirës për t’i dëgjuar ka të tillë që edhe janë motivuar me këngët e të madhes Nexhmije Pagarusha.
Është bokseri shqiptar, Haxhi Krasniqi i cili vite më parë e kishte ndeshjen ndaj gjermanit Jurgen Brahmer. Krasniqi, e kishte humbur ndeshjen ai garoi në peshën WBO kundër kampionit në fuqi, por nuk e pati të mundur të çonte në shtëpi brezin e aq shumë ëndërruar.
Haxhi Krasniqi, e nisi mirë ndeshjen por nuk arriti të ruante të njëjtin ritëm përgjatë gjithë takimit. Edhe pse me humbje ndaj ndeshjes, bokseri shqiptar bëri gjestin që mahniti pothuajse të gjithë. Ai kishte zgjedhur që të hyjë në ring me njërën nga këngët e Nexhmije Pagarushës.
‘Baresha‘, ishte projekti muzikor që ai kishte zgjedhur ta nis ndeshjen.
Shikojeni momentin emocionues në videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=x8ECOrBXuWk&feature=emb_title