Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar rritje prej 50 për qind të pagave në sektorin publik dhe të pensioneve për të gjitha kategoritë.
“Do të ketë rritje të pagave prej 50 për qind dhe kjo do të jetë e përhershme. Nuk do të jetë ndihmë vetëm gjatë fushatave zgjedhore, por një rritje e qëndrueshme,” deklaroi Hamza.
Ai sqaroi se kjo nënkupton “gjashtë paga më shumë” në vit: “Dikush që ka pagën 900 i bie që të merr 1,350 euro.”
Rritja e pensioneve do të përfshijë pensionistët kontribuues, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët, paraplegjikët dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.
“Nuk do të ketë pagesë më të vogël se 250 euro,” tha Hamza.



