Sipas raportimit të portalit “Alternativa”, mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00, Policia e Kosovës ka asistuar në marrjen nën kontroll të ambienteve të hekurudhës serbe në Zveçan.
Burimet bëjnë të ditur se njësitet policore vazhdojnë të qëndrojnë në terren, ndërsa në objekt tashmë është vendosur flamuri i Kosovës.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.




