17 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Befason Hamza, thotë se ende e punon tokën: Kam mbjellë grurë, patate

Në DPT te Fidani në Klan Kosova, në Ditën e Kurban Bajramit, kryetari i PDK-së, kandidat për kryeministër, Bedri Hamza, nga shtëpia e tij ka rrëfyer për jetën e tij jashtë politikës.

Ai ka treguar se e punon ende tokën që ia ka lënë babai trashëgim.

“Hera e fundit që kam dalë me traktor me lëvrue është pranvera e këtij viti. Kam tokë të trashëguar prej babës dhe e punoj. Asnjë pëllëmbë nuk e lë batall. Sivjet kam rreth 1.5 hektarë grurë, pastaj patate, qepë, misër, pak bahqe. Kam dhe një traktor të kuq”, deklaroi Hamza për DPT te Fidani.

Ai tha se tokën e kanë të klasit të parë, tha se është tokë pjellore, por fatkeqësisht, shtoi se njerëz ka çdo ditë e më pak.

“Po migrojnë brenda dhe jashtë”, deklaroi kreu i PDK-së, Hamza.

TË FUNDIT

TË FUNDIT