26.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Canaj: Diaspora është manipuluar emocionalisht nga Kurti, opozita nuk e ka seriozisht rrëzimin e tij

Analisti politik, Blerim Canaj, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe partitë opozitare, duke thënë se diaspora është manipuluar emocionalisht nga partia në pushtet, ndërsa opozita nuk e ka seriozisht rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti.

Në emisionin “Click” në RTV21, Canaj deklaroi se diaspora, për shkak të lidhjes emocionale me Kosovën, manipulohet më lehtë politikisht.

“Diaspora duke qenë larg emocionalisht është më shumë e lidhur me vendin, më e frikësuar për vendin, për atë çka mundet me gjetë, që i bie emocionalisht mund të manipulohet më lehtë edhe këtë e ka bërë jashtëzakonisht perfekt Vetëvendosja”, tha Canaj.

Sipas tij, LVV ka ndërtuar një perceptim negativ për gjendjen në Kosovë, duke përmendur hajninë, korrupsionin dhe shkatërrimin e shtetit.

“Janë shkuar kanë krijuar një përceptim hajnia, korrupsioni, po e shkatërrojnë shtetin edhe ata tani e ndiejnë vetën si mbrojtje prej asaj. E kanë irritu diasporën”, u shpreh ai.

Canaj foli edhe për zhvillimet brenda LDK-së dhe raportin e presidentes Vjosa Osmani me këtë parti.

“Partitë opozitare e kanë problemin me vetë vetën, Vjosa Osmani në LDK është për të mbrojtur vetën dhe Lumir Abdixhiku e jo LDK-në”, deklaroi analisti.

Ai shtoi se opozita nuk është e interesuar realisht për ta larguar Kurtin nga pushteti, pasi sipas tij, betejat kryesore zhvillohen mes vetë partive opozitare.

“Problemi është se betejat i kanë mes vete, nuk është duke i interesuar a po fiton Albin Kurti apo jo, por unë të dal më mirë. Këta janë duke luftuar për t’u bërë deputetë. E kishin rrëzuar Albin Kurtin, por nuk e kanë seriozisht”, tha Canaj.

TË FUNDIT

TË FUNDIT