I dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava dyshihet është lidhur direkt në një emision në vend përmes një telefonate nga burgu.
Ai u shpreh se nuk qëndron mirë, pasi u shpreh i munduar nga dënimi me burgim të përjetshëm.
Telefonatën moderatorja e mbylli duke ngritur pikëpyetje se si i njëjti ka gjetur hapësirë të telefonojë.
Pjesë nga biseda:
-Përshendetje, kush na telefonon?
Plava- Përshendetje, jam Granit Plava.
-Si je?
Palava- Mirë me thanë. S’jam edhe aq mirë. Jam i dënuar me burgim të përjetshëm.
-Ah, okej. Ne nuk lejojmë telefonata të tilla. Na vjen keq. Nuk e di nëse është i dënuar me burgim të përjetshëm, si kanë të drejtë me telefonu!




