Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga sot ka nisur zyrtarisht procesi i aplikimit për mbështetjen e njëhershme financiare prej 100 eurosh për të gjithë studentët.
Sipas njoftimit, aplikimi do të realizohet tërësisht në mënyrë digjitale përmes platformës shtetërore e-Kosova.
Murati ka bërë të ditur se studentët duhet të kyçen në llogarinë e tyre në e-Kosova, më pas të hyjnë te rubrika e shërbimeve dhe të përzgjedhin kategorinë “familja”.
Për t’ua lehtësuar procesin aplikuesve, sistemi ofron dy lloje formularësh.
Formulari i parë është i dedikuar për studentët që janë shtetas të Republikës së Kosovës, ndërsa formulari i dytë u dedikohet studentëve që nuk kanë shtetësi të Kosovës, por që ndjekin rregullisht studimet në ndonjë nga universitetet e vendit./Sinjali





