22.1 C
Mitrovice
E martë, 26 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Pendohet mërgimtari që kërcënoi Alaudin Hamitin, kërkon nga Gjykata zbutje të dënimit

Ballafaqimi i Liman Berishës, mërgimtarit që kërcënoi moderatorin e Big Brother VIP Kosova në Klan Kosova, Alaudin Hamiti, me drejtësinë shfaqi pendesën e fuqishme të tij për veprën me të cilën u akuzua.

Epilogu i kësaj çështje gjyqësore u finalizua me aktgjykimin nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që e dënoi Berishën me 2 mijë e 500 euro gjobë, raporton Klankosova.tv.

Para se të shpallej ky vendim, mërgimtari i cili vjen nga Carraleva e Malishevës, i ra fuqishëm pishmanit.

Brenda gjykatës, ai përgjërohej për dënimmë të butë.

Në aktgjykimin që ka siguruar Klankosova.tv, ai mes tjerash ka rrëfyer para trupit gjykues se si e ka humbur edhe punën, prandaj ka kërkuar falje me premtimin se kurrë nuk do ta përsëris këtë vëpër.

“Ndihem fajtor dhe shprehi pendesë për këtë që kam thënë, unë prej atij incizimi nuk kam pasur kurrfarë të keqe me Alaudinin, kjo është hera e parë që po gjykohem dhe premtoj 100 për qind se nuk do të kryej vepër tjetër dhe Alaudin Hamitit i kërkoj falje publike dhe familjes së tij”. “Unë jetoj jashtë dhe kam humbur punën për çfarëdo që ka jam në gjendje me ardh prej atjehit edhe një herë kërkoi falje”.

Dosja e Prokurorisë thotë se Berisha, i cili punon dhe jeton në Itali, më 26 nëntor të vitit 2024, përmes rrjetit social Facebook dhe mesazheve zanore, kishte dërguar kërcënime ndaj prezantuesit, duke i shkaktuar atij ndjenjë frike dhe pasigurie, transmeton Klankosova.tv.

Në dokumentin gjyqësor, thuhet se kërcënimet janë bërë me fjalë serioze dhe fyese, ndërsa gjykata ka vlerësuar se veprimet e të akuzuarit përbëjnë elementet e veprës penale të kanosjes sipas Kodit Penal të Kosovës.

Akuza e ngarkonte se Berisha i kishte thanë Hamitit: “Edi, (ish-banor i BBVK-së) është nipi jem, atë fjalë që ja ka thënë Alaudini, besom ka me pagu me jetë si dhe pe rrit at tone ka me honger plumin shpejt”.

Për këtë çështje penale, përfaqësuesja e prezantuesit, avokatja Blinera Osmani, lidhur me pranimin e fajësisë nga i akuzuari kishte deklaruar se si pasojë e kërcënimit serioz, Hamiti kishte pësuar ndjenjë të pasigurisë së vazhdueshme dhe se kanosja ka ndikuar në jetën e tij duke ia kufizuar edhe lëvizjet e përditshme.

“Kjo gjendje ka çrregulluar jetën e tij të përditshme dhe aktivitetin e tij ditor, duke bërë që i njëjti të jetojë në gjendje pasigurie për veten dhe familjen e tij”, deklaroi Osmani.
Këtij deklarimi i ka qëndruar mbrapa edhe vetë i dëmtuari, Alaudin Hamiti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT