23.6 C
Mitrovice
E martë, 26 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Ministri nё detyrё, Hoti: Shtesat prej 100 euro pёr pensionistёt dhe fёmijёt do tё ekzekutohen sot

Ministri nё detyrё i Punёs dhe Familjes Andin Hoti, ka njoftuar se shtesat prej 100 euro pёr pensionistёt dhe fёmijёt do tё ekzekutohen sot.

“Njoftojmё qytetarёt se pagesa e njёhershme prej 100 eurosh pёr fёmijё dhe pensionistё dalin sot ngase dje u ekzekutuan pagesat e njёhreshme pёr lehonat me rritje nё vlerёn 500 euro”, tha ministri Hoti.

Kujtojmё se qeveria nё detyrё e Kosovёs nё mbledhjen e fundit ka marrё vendimin pёr ekzekutimin e pakos pёr pёrballje me inflacionin 2.0 e cila parsheh mbёshtjetje pёr kategori tё ndryshme shoqёrore si pensionistё, fёmijё, lehona, student aktiv, punёtorё privat e familje nё nevojё./radiodukagjini

TË FUNDIT

TË FUNDIT