19.9 C
Mitrovice
E hënë, 25 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Hoti – Qeverisë: Shpenzuan mbi 2 mld euro buxhet, s’mund t’i përmendin tri projekte madhore

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë në detyrë se ka shpenzuar 2.7 miliardë euro buxhet në shpenzime kapitale gjatë viteve 2021–2025, por që, sipas tij, e njëjta nuk mund t’i përmend tri projekte madhore të vetme që i arsyetojnë gjithë këto shpenzime.

Hoti shton se gjithë ky buxhet i shpenzuar do të mund të arsyetohej sikur të ishin përfunduar se paku disa nga projektet e premtuara.

“Autostrada e Gjilanit, Hekurudha Prishtinë–Durrës (të ishte nisur), Rruga dhe tuneli Prizren–Tetovë, Autostrada Prishtinë–Merdarë, Lidhja e dy autostradave ekzistuese përmes segmentit Lipjan–Shtime–Duhël, Aeroporti i Gjakovës, Rrugët rajonale për Pejë, Podujevë, Mitrovicë e Gjakovë, dhe segmente të tjera më të vogla dhe Centrali me gaz.”

Sipas Hotit ka pasur buxhet të mjaftueshëm por asnjë s’është kryer.

“Por, asnjë nga këto projekte nuk është përfunduar. Disa prej tyre as që janë nisur. A ka qenë e mundur të përmbylleshin shumica e këtyre projekteve, ndërkaq disa prej tyre të ishin duke u realizuar? Absolutisht që po. A ka pasur buxhet të mjaftueshëm për këto projekte? Absolutisht që po. Disa ishin të parapara në buxhetin e rregullt, e disa me kredi dhe mbështetje ndërkombëtare”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Pos tjerash, ai tha se nëse këto projekte do të realizoheshin, atëherë, sipas tij, ekonomia e Kosovës do të lulëzonte.

“Kosovës i duhet një qeveri normale që menaxhon zhvillimin ekonomik. Kosovës nuk i duhet një qeveri që krijon kriza, e pastaj merret me menaxhimin e tyre”

TË FUNDIT

TË FUNDIT