19.2 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Njihuni me Orges Bunjakun, 18 vjeçari nga Kosova që debutoi sonte te Baseli

Edhe një tjetër talent i futbollit nga Kosova sonte bëri debutimin si futbollist profesionit në Superligën e Zvicrës, shkruan Gazeta Metro.

Baseli ka shënuar fitore të thellë në derbin e shqiptarëve ndaj Zurichit në kuadër të javës së 21’të në Superligën e Zvicrës. Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Letzigrund’ ka përfunduar me rezultatin 0-4. Fabien Frei shkëlqeu në këtë ndeshje duke realizuar ‘het-trik’, teksa goli tjetër u shënua nga Valentin Stocker.

Talenti 18 vjeçar, Orges Bunjaku, debutoi për Baselin në këtë ndeshje, madje ishte titullar dhe arriti të asistonte te goli i shënuar nga Stocker. Mesfushori ofanziv ishte në fushë për 63 minuta dhe nga ‘SofaScore’ u vlerësua me notën 6.9, që padyshim është një vlerësim i lartë për një debutues si 18 vjeçar, shkruan Metro.

Orges Bunjaku është produkt i Baselit. Ai mbronë ngjyrat e Kombëtares U19 të Zvicrës dhe ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave. Kujtojmë që në janar të këtij viti Bunjaku nënshkroi kontratë profesionale me Baselin deri më 2022, teksa në tregun e transferimeve vlerësohet me 250 mijë euro. Vlen të theksohet që sipas rregullave nga FIFA e UEFA, Orges Bunjaku në të ardhmen ka të drejtë t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT