Ka vdekur Fadil Gashi, humoristi i njohur i programit të shfaqur kryesisht në internet, “Ue Ue Show”.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku kanë shprehur dhimbjen për humbjen e më të dashurit të tyre.
“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai është rikthimi. Të dashur miq, sot na la vëllau ynë Fadil Gashi. Për detajet e varrimit ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e familjes.




