17.5 C
Mitrovice
E premte, 22 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Behrami me studentët: Me PDK-në për stabilitet, zhvillim dhe lidership të përgjegjshëm

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, i cili në listën zgjedhore mban numrin 75, ka zhvilluar një takim me studentë, ku ka prezantuar qëndrimet dhe mesazhet e tij politike në kuadër të fushatës zgjedhore.

Përmes një postimi, Behrami ka theksuar se studentët po i bashkohen PDK-së në përballjen me sfidat që, sipas tij, po e prekin vendin.

“Studentët me PDK-në kundër krizës, kundër kaosit, kundër pasigurisë, kundër improvizimit, kundër autokracisë”, ka shkruar Behrami.

Ai ka bërë thirrje për ndryshim, duke theksuar nevojën për më shumë stabilitet, kompetencë dhe rezultate në qeverisje.

“Ta ndryshojmë Kosovën së bashku! Për më shumë stabilitet, kompetencë, rezultate, lidership të përgjegjshëm, plan të qartë qeverisës dhe zhvillim ekonomik”, ka deklaruar kandidati i PDK-së.

Në fund të postimit, Behrami ka përsëritur edhe sloganet zgjedhore, duke bërë thirrje për mbështetje ndaj PDK-së, kandidatit për kryeministër Bedri Hamza dhe kandidaturës së tij.

Ky është postimi i plotë:

TË FUNDIT

TË FUNDIT