20.4 C
Mitrovice
E premte, 22 Maj, 2026
spot_img
spot_img

100 eurot për sektorin privat, Jusuf Azemi: Qesharake dhe jo njerëzore

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se vendimi qeveritar për shumën prej 100 eurove për pensionistët, fëmijët, sektorin privat dhe studentët është qesharak e jo njerëzor.

Ai ka thënë se pritjet kanë qenë që Qeveria të ndajë minimum gjysmën e një page për sektorin privat.

“Qeveria nuk e ka bërë nga vullneti, po e ka bërë nga përfitimet e saj personale, sepse ju e dini që jemi në prag të zgjedhjeve. Unë kam menduar që minimumi çka do të bëhej do të ishte së paku ndarja e një gjysmë page për punëtorët e sektorit privat, por të bien në nivelin e 100 eurove, kjo me të vërtetë është qesharake dhe jo njerëzore”, ka deklaruar Azemi.

Sipas tij, plot punëtorë do mbesin jashtë kësaj skeme, meqë nuk kanë as kontrata pune.

“Jemi të bindur që nuk do të arrijnë as shifra 100 mijë punëtorë që do ta marrin këtë stimulim qesharak, sepse pjesa dërrmuese e punëtorëve të sektorit privat nuk kanë fare kontrata pune. Një pjesë e madhe e tyre nuk kanë njohuri se si t’i mbushin aplikacionet dhe unë mendoj që edhe këtu është bërë një dredhi”, është shprehur Azemi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT