19 C
Mitrovice
E premte, 22 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Murati tregon se kujt i takojnë 100€ në sektorin privat dhe kur hapet aplikimi

Pak ditë para nisjes zyrtare të fushatës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se ka kërkuar dizajnimin e një pakoje për përballje me inflacionin.

Kurti ka thënë se pakoja për përballje me inflacionin 2.0 synon mbështetje të njëhershme prej 100 euro për pensionistët, 100 euro për fëmijët, 100 euro për punonjësit e sektorit jopublik dhe 100 euro për studentët.

“Qeveria jonë dhe e tyre nuk do t’i lërë kurrë vetëm qytetarët pavarësisht bllokadat që të tjerët mund t’i vendosin”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Kurti tha se pensionistët dhe fëmijët nuk do të kenë nevojë për aplikim dhe pagesat do të bëhen javën e ardhshme, ndërsa për punonjësit e sektorit jopublik dhe studentët, nevojitet procedurë aplikimi që do të hapet javën e ardhshme.

Ndërkaq, Ministri i Financave Hekuran Murati tha se në mbështetjen e njëhershme prej 100 euro përfshihen të gjithë të punësuarit e deklaruar në muajin prill me të ardhura mujore më pak se 1 mijë euro që nuk janë në listën e pagave që paguhen nga buxheti i shtetit, pra këtu është sektori privat dhe sektori tjetër, pra publik por që është jashtë organizatave buxhetore, shoqëria civile por edhe ndërmarrjet publike dhe organizatat tjera që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit.

Po ashtu, Qeveria ka njoftuar edhe rritjen e shtesave për lehonat.

“Nga ky muaj do të rrisim shtesat për lehona. Derisa me qeverisjet e kaluara shtesat për lehona ishin zero, për herë të parë e nisëm duke paguar nga 170 euro për 6 muaj për lehonat e papuna dhe tre muaj për të punësuara. Shtesat i nisëm aq sa ishte paga minimale, kurse në maj vitin e kaluar i rritëm në 325 euro. Sivjet pagën minimale e rritëm përsëri, nga 1 korriku bëhet 500 euro. Edhe në këtë maj po i rrisim shtesat për lehona, nga 325 në 500 euro në muaj”, ka thënë Kurti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT