22 C
Mitrovice
E enjte, 21 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Ministria e Bujqësisë rikthen në pronësi objektin e uzurpuar në Zveçan

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se sot është rikthyer në pronësi dhe administrim të Agjencisë Pyjore të Kosovës një objekt në Komunën e Zveçan, i cili deri më tani ishte i uzurpuar dhe shfrytëzohej nga strukturat paralele në veri të vendit.

Sipas komunikatës së MBPZhR-së, aksioni është realizuar nga Drejtorati i Inspektoratit Qendror të Pylltarisë dhe Gjuetisë në bashkëpunim me Agjencinë Pyjore të Kosovës.

Ministria bëri të ditur se ky veprim është ndërmarrë në bazë të vendimit të ministrit Armend Muja, për racionalizimin e hapësirave administrative dhe optimizimin e shfrytëzimit të pronës publike.

Tutje, në komunikatë thuhet se përmes këtij procesi po synohet riorganizimi i hapësirave institucionale dhe orientimi më efikas i resurseve financiare, me qëllim që mjetet publike të ridrejtohen drejt investimeve për fermerët dhe zhvillimin e sektorit bujqësor.

TË FUNDIT

TË FUNDIT