Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Vushtrrinë, ku një 31-vjeçar humbi jetën tragjikisht në vendin e punës.
Sipas informacioneve të raportuara, viktima është Valmir Klinaku, i cili dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i një objekti në ndërtim në rrugën “Bedri Pejani”, pranë Akademisë Policore në Vushtrri.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës, e cila ka bërë të ditur se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Raportohet se 31-vjeçari ishte dërguar në spital pa shenja jete dhe, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për reanimim, nuk ka arritur të mbijetojë.
Sipas raportimeve, Valmir Klinaku ishte nga Bivolaku i Vushtrrisë dhe në momentin e ngjarjes ishte duke punuar në objekt.
Ngushëllime familjes, miqve dhe të afërmve të të ndjerit.




