Një person ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në ndërtim e sipër në Vushtrri pasditën e së enjtes.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
Ai shtoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, teksa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë.
“Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person i gjinisë mashkullore, ka rënë nga një kat i një ndërtese e cila është në ndërtim e sipër në Vushtrri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit të qytetit në Vushtrri. Njësitë policore kanë filluar me veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit”, thotë Prekazi. /Insajderi.org/




