Presidenti amerikan, Donald Trump njihet si përdorues i madh rrjetit social Twitter. Brenda pak javësh emri i Kosovës u gjend dy herë në llogarinë e tij në këtë rrjet social.
Së pari kur ai përgëzonte Kosovën për marrëveshjen me Serbinë lidhur me linjën ajrore, kurse së fundmi në llogarinë e njeriut më të fuqishëm të botës është gjendur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Reporteri.net.
E kjo pikërisht për shkak të deklaratës së Thaçit për të emëruarin special të Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Thaçi mbrëmë në një emision televiziv falënderoi Grenellin për kontributin e tij në dialogun me Serbinë, në veçanti për marrëveshjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, duke thënë që atë që të tjerët nuk arritën ta bënin me vite, Grenell e bëri për pak muaj.
Presidenti i SHBA’së e ka rishpërndarë postimin e Arthur Schwartz, ku raportohet se çfarë ka thënë Thaçi për ambasadorin Grenell. /Reporteri.net