Analisti politik, Ilir Deda, e ka kritikuar qeverisjen aktuale për mosdije duke thënë se nuk kanë pasur aftësitë e nevojshme për qeverisje efektive.
Deda vlerëson se Kurti vazhdimisht i ka pasur qeveritë mediokre.
“Qeveria kërkon tjetër lojë aftësish, të cilat qeveritë e kryeministrit tanishëm nuk i kanë pasur. Unë para dy vjetëve kam thënë se Albin Kurti e ka qeverinë mediokre, standard mediokre ballkanik”, ka thënë Deda në Kanal 10.
Sipas tij, Kosova ka nevojë për qeverisje të nivelit tjetër.
“Kosova ka problem që njerëzit e pushtetshëm nuk i marrin njerëzit më të mirë me i vendos në pozitat që duhet. Për shkak të kësaj, ne kolektivisht vuajmë”, është shprehur ai.




