10.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Gorani për Kurtin: I llastuar, sjellja e tij mund të definohet si fëmijërore

Opinionisti Dukagjin Gorani, ka deklaruar se sjellja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, mund të definohet si adoleshente dhe fëmijërore.

Kjo pasi sipas Goranit, në njërën anë Kurti duhet të veprojë për shoqërinë, por, siç thotë opinionisti, nga ana tjetër kryeministri në detyrë nuk mund të durojë asgjë përpos qejfeve të veta.

“Kur po të vështirësohet funksionimi politik, ti po del në publik dhe po ankohesh, po ankohesh në pengesa. Në një mënyrë, sjellja e tillë është e pamundur të mos definohet si sjellje adoleshente dhe fëmijërore, meqenëse në njërën anë ti je ngushtë për shoqërinë, socializim dhe partnerizim, në anën tjetër nuk po mundesh me duru kurrgjë përveç qejfit tënd, kjo është një lloj e llastimit”, tha Gorani në Klan Kosova.

TË FUNDIT

TË FUNDIT