Doarsa Kica-Xhelili ka publikuar një video të Albin Kurtit, ku ai thotë: “Nëse shkojmë në zgjedhje në qershor dhe LVV me partnerët nuk i mbërrin 80 deputetë, atëherë do të shkojmë sërish në zgjedhje në vjeshtë a dimër”, raporton GazetaBlic.
Pas reagimeve dhe kritikave ndaj LDK-së, Kica-Xhelili tha se partia vetëm po citonte deklaratën e Kurtit.
“Ne po e citojmë kryeministrin, e ata po i prejnë fjalitë tona duke manipuluar se po e themi ne.Veç t’a keni të qartë kujt saktë po ja drejtoni të gjitha të sharat e linçimet . Ju falemnderit”, shkruan Kica-Xhelili.



