Kryetari i LVV’së, Albin Kurti, ka publikuar një video të takimit të tij me disa vullnetarë që do t’i ndihmojnë partisë që drejton për zgjedhjet e 7 qershorit.
Kurti në vendin ku janë takuar, ka porositur edhe një espresso, duke i kërkuar kamarierit që ta mbushë pak më shumë se 51 %
“Bashkëbisedim i këndshëm, përplot pyetje e shkëmbime të ideve, me disa prej vullnetarëve të mbushur me energji, të cilët iu bashkuan së fundmi Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Gjithashtu ndalova për kafe te baristi që e takova edhe në zgjedhjet e kaluara. Ma mbushi espreson mbi 60%”, ka shkruar Kurti.



