19.2 C
Mitrovice
E premte, 15 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Pas dy humbjeve nga Trepça, Bashkimi synon rikthimin në Prizren: Kemi nevojë për përkrahjen e qytetit

Seria e finaleve mes Trepçës dhe Bashkimit tashmë bartet në Prizren, me dy përballjet e radhës.

Mitrovicasit triumfuan në dy ndeshjet e para, ndërsa të dielën zhvillohet ballafaqimi i radhës në ‘Sezai Surroi’.

Me bindjen që do të fitojnë këtë duel në shtëpi, klubi ka bërë thirrje për përkrahjen e gjithë qytetit, raporton Klankosova.tv

“Çdo tifoz – me zë, me zemër dhe me energji në palestër, bashkë për ta shtyrë ekipin tonë përpara drejt fitores.” – kanë shkruar në postimin e sotëm në Facebook.

Me bashkim për Bashkimin, ekipi prizrenas kërkon që seria të bëhet 2-1. /Klankosova.tv

TË FUNDIT

TË FUNDIT