9.8 C
Mitrovice
E premte, 15 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Osmani: Kam punuar 5 vite me VV-në, asnjë sulm, asnjë propagandë nuk bëhet pa urdhrin e Kurtit

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur me tone të ashpra kundër ish-partnerit të saj qeverisës, Albin Kurtit.

Osmani ka thënë se të gjitha sulmet, linçimet dhe propaganda që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, bëhen me urdhër të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Manipulohet rreth takimit, bëhen fotografi me AI, bëhen video, gjëra që nuk kanë ndodhur kurrë, dhe kjo vjen të çështja e dinjitetit njerëzor.

Absolutisht, me urdhrat e nivelit me të lartë, kam punuar 5 vite me ta, e di si i bëjnë këto gjëra. Asnjë nga sulmet, asnjë nga propaganda, asnjë linçim, asnjë manipulim që janë bërë nga data 6 mars kundër meje, nuk do të bëheshin pa dijeninë dhe pa urdhrin e z.Kurti. Janë fjalët dhe urdhrat e tij që po zbatohen nga njerëzit e tjerë”, ka thënë ajo.

TË FUNDIT

TË FUNDIT