11.4 C
Mitrovice
E enjte, 14 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Vjosa Osmani: Kurti në dhjetor e në janar më përkrahi, në shkurt ndryshoi

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për presidente, Vjosa Osmani ka thënë se në dhjetor dhe janar ka pasur përkrahjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për një mandat të dytë.

Megjithatë, ajo ka shtuar se në shkurt ndryshoi dhe u bë e qartë se nuk e ka përkrahjen e tij dhe të Lëvizjes Vetëvendosjes.

“Në dhjetor ka treguar përkrahje të plotë që ta vazhdoj këtë mandat, nuk e dinim se si do t’i kemi rezultatet, por ka ekzistuar një vullnet i plotë që u përsërit edhe në janar, por ka ndryshuar në shkurt ku u bë e qartë se nuk e kam përkrahjen e VV-së dhe të tij për një mandat të dytë, por pa argument apo kritikë substanciale, përveç se dëshiron që të përkrahë një president që nuk merret me politikë të jashtme dhe gjëra të tjera”, ka thënë ajo në Rubikon.

TË FUNDIT

TË FUNDIT