11.4 C
Mitrovice
E enjte, 14 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Musliu: Nëse dikush mendon se, duke e provokuar Drenicën, mund të shkaktojë një krizë të re në Kosovë, është duke gabuar

Ish-deputetja e Kuvendit të Koosvës, Ganimete Musliu ka reaguar pas incidentit që ndodhi sot në Skenderaj.

“Kohët e fundit po përballemi me fushata të organizuara linçimi, të drejtuara jo vetëm kundër atyre që mbajtën barrën e luftës, njerëzve më meritorë për lirinë dhe demokracinë e Kosovës, të cilët vazhdojnë të jenë të angazhuar në jetën publike të vendit, por edhe ndaj atyre që po qëndrojnë stoikë tash e gati gjashtë vite në mbrojtje të luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë, duke u bërë vazhdimisht shënjestër e sulmeve dhe fyerjeve nga më të ultat.”, shkroi Musliu.

Postim i saj:

Filimisht, dua të deklaroj qartë se jam kundër të gjitha formave të dhunës.

Por duhet thënë po ashtu se, prej vitesh, kemi parë individë dhe grupe që nxisin vazhdimisht gjuhë urrejtjeje, me qëllimin e vetëm për të degraduar vlerat, për të shkatërruar reputacionin e figurave publike dhe historike dhe për të nxitur përçarje e dhunë.

Kohët e fundit po përballemi me fushata të organizuara linçimi, të drejtuara jo vetëm kundër atyre që mbajtën barrën e luftës, njerëzve më meritorë për lirinë dhe demokracinë e Kosovës, të cilët vazhdojnë të jenë të angazhuar në jetën publike të vendit, por edhe ndaj atyre që po qëndrojnë stoikë tash e gati gjashtë vite në mbrojtje të luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë, duke u bërë vazhdimisht shënjestër e sulmeve dhe fyerjeve nga më të ultat.

Dhuna fizike nuk shfaqet nga asgjëja. Shpesh ajo është pasojë e dhunës sistematike verbale, e dehumanizimit të vazhdueshëm dhe e normalizimit të urrejtjes në diskursin publik.

Skenderaj po përballet me një qasje të udhëhequr nga Albin Kurti, të cilën Drenica e kishte lënë pas që nga viti 1999. Kjo është fakt.

Kryetari i Skenderajt, z. Sami Lushtaku, ishte, është dhe do të mbetet përherë çlirimtar.

Ata që fyejnë, ata që akuzojnë dhe ata që përçajnë duhet ta kenë të qartë se çdo durim ka fund.

Nëse dikush mendon se, duke e provokuar Drenicën dhe duke prekur plagët e saj shekullore, mund të shkaktojë një krizë të re në Kosovë, është duke gabuar.

Prandaj, nëse e dënojmë vërtet dhunën, duhet ta dënojmë çdo formë të saj, pa përjashtim dhe pa selektivitet politik apo rajonal.

TË FUNDIT

TË FUNDIT