15.7 C
Mitrovice
E enjte, 14 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Ndahen 50 mijë euro për rindërtimin e xhamisë së Ibrit

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar rialokimin e mjeteve në kuadër të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për programin “Masat preventive – intervenime emergjente nëpër komuna të ndryshme”.

Mjetet do të përdoren për rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit në Mitrovicën e Veriut.Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se projekti ka rëndësi për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare në vend.

“Rikonstruktimi i Xhamisë së djegur të Ibrit, Xhamia e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, paraqet një hap me rëndësi për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare, si pjesë e identitetit historik dhe diversitetit kulturor të Kosovës. Kjo xhami ka vlerë të veçantë për komunitetin lokal dhe përfaqëson një simbol të bashkëjetesës, kujtesës dhe trashëgimisë së qytetit të Mitrovicës. Në këtë kuadër, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka propozuar rialokimin e 50,000 eurove për realizimin e projektit të rikonstruktimit të saj, në përputhje me programin për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Nëpërmjet këtij investimi, synohet ruajtja dhe restaurimi i një objekti me rëndësi historike, kulturore dhe shoqërore për qytetarët dhe komunitetin lokal, por i cili natyrisht së pari ka nevojë për rindërtim”, tha Kurti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT